Ndryshoi pronësinë e “Audi A5” pa pëlqimin e pronarit, kallëzim penal për punonjësin e MPB-së

nga Xh M

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në Prokurori kanë parashtruar kallëzim penal ndaj punonjësit të MPB-së me iniciale F.M. I njëjti dyshohet për “punë të papërgjegjshme në shërbim”, deri sa po punonte në një pikë për kontroll teknik në Saraj.

“I raportuari F.M. në cilësinë e zyrtarit të autorizuar për punë administrative i punësuar në Departamentin për Çështje Administrative – Shkup, si zyrtar i caktuar në stacionin e kontrollit teknik në Saraj, në sistemin elektronik të Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes aplikacionit për shtypje të lejeve të qarkullimit, ka bërë ndryshimin e pronësisë së automjetit “Audi A5” dhe i ka lëshuar leje qarkullimit një personi që nuk është pronar i automjetit pa plotësuar kushtet e regjistrimit, në bazë të një kërkese që nuk është paraqitur personalisht nga pronari i automjetin dhe pa dëshmi të besueshme të pronësisë së automjetit, gjë që është në kundërshtim me nenin 31 të Ligjit për Automjete”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More