Shkup, 9 korrik – Njëmbëdhjetë zjarre në ambient të hapur janë evidentuar në 24 orët e fundit, kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Zjarrfikësit janë përballur me të gjitha, andaj nuk ka zjarre aktive këtë mëngjes.
“Një e treta ishin thirrje për shuarjen e deponive apo mbeturinave, ndërsa zakonisht ato përhapeshin në një zonë më të madhe në zonën përreth. QMK-ja apelon deri tek qytetarët që të mos djegin mbeturina në këtë mot të nxehtë dhe kur bimësia në natyrë është më e thatë”, thuhet në kumtesën e sotme.
Sipas njoftimeve të marrë nga QRMK – Shtip, rreth orës 13 në atarin e fabrikës së akumulatorëve në Probishtip, gjatë kositjes së barit, është gjetur një bombë dore e vjetër.
“Për rastin urgjent dhe potencialisht të rrezikshëm është njoftuar stacioni policor Probishtip dhe DMSH – Probishtip. Nga një person i autorizuar nga DMSH-ja, bomba është hequr me sukses dhe në mënyrë të sigurt në orën 15:30. QMK-ja u dërgon qytetarëve rekomandim parandalues – nëse gjejnë mjete të pashpërthyera, të mos i kapin dhe lëvizin. Por t’i paraqesin në 112 në QMK, ndërsa pastaj autoritetet do të neutralizohen në vendngjarje ose do të largohen në mënyrë të sigurt, përkatësisht, sipas vlerësimit të profesionistëve”, thuhet në kumtesë.
Gjithsej 2.230 thirrje janë regjistruar në numrin e vetëm të rasteve emergjente – 112 në QMK, gjatë 24 orëve të fundit. Si thirrje reale, janë kategorizuar 62.87 për qind.
“Drejt policisë kanë qenë 57.85 për qind, drejt Ndihmës mjekësore urgjente – 28.01 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve – 6.29 për qind nga thirrjet reale drejt 112 në QMK”, theksohet në kumtesë.