Në 24 orët e fundit, 33 zjarre në hapësira të hapura, 16 prej të cilave janë shuar, ndërsa pesë nën kontroll

nga Redaksia

Shkup, 27 korrik – Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 33 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat 12 janë aktive, pesë janë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar.

Zjarre aktive ka në Vasilevë / Radovish / Berovë – f. Niviçinë, mali Golem Goten dhe malet e Maleshevësë(pyll me bimësi të ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët), Prilep 1 – f. Beshishte, vendi i quajtur Kodra e Beshishtës, një degë drejt f. Gradeshnicë (Komuna e Novacit) dhe një tjetër drejt kufirit me Greqinë (pyll i përzier), Prilep 2 – aktive është dega drejt f. Dren, zjarri është përhapur drejt f. Galishte (Komuna e Kavadarcit); pjesa mes fshatrave Careviq dhe Smolanë është nën kontroll (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët), Brodi – ndërmjet fshatrave Çreshevë, Lokvicë dhe Krapë (pyll i degraduar me lis, shkurre dhe vegjetacion i ulët). Zhelinë – ndërmjet f. Cerovë dhe f. Grupçin (pyll i ulët dhe i degraduar), Petrovec – f. Konjare e Mesëme, pranë lumit Pçinja (pyll i përzier), Zelenikovë – f. Gumaljevë (vegjetacion i ulët dhe i përzier), Kriva Pallankë – f. Nerav (pyll me pisha të larta), Staro Nagoriçane / Kumanovë – fshatrat Oblavcë, Beljakovcë, Dovezencë, Jachincë (vegjetacion i ulët), Staro Nagoriçane – f. Rugjincë (vegjetacion i ulët), Vasilevë 1 – f. Sushevë (shkurre dhe vegjetacion i ulët), Vasilevë 2 – f. Dobrashincë (shkurre dhe vegjetacion i ulët).

Në kontroll janë zjarret në Brodi 1 – f. Greshnicë (pyll i përzier dhe bar i thatë), Brodi 2 – f. Latovë (vegjetacion i ulët dhe pyll i degraduar),  Strumicë – f. Banicë dhe lagjja Sofillari (bar i gjatë),  Karbincë– f. Junuzli (pyll),  5. Shtip – ndërmjet f. Dragoevë dhe Selcë (pyll i ulët, ferra dhe bar i thatë).

Janë shuar zjarret në Saraj f. Semenishtë (kashtë dhe degë), Saraj 2 – f. Panicharë (bar i thatë);
 3. Gazi Babë – f. Trubarevë (kashtë, shkurre dhe bar i thatë), Shuto Orizare – rr. Brsjacka Buna (deponi e egër), Krivogashtanë– pranë deponisë në Krivogashtanë (bar i thatë dhe shkurre), Strumicë – vendi i quajtur Tre Ujërat (vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier), Vasilevë – f. Vasilevë (vegjetacion i ulët), Strugë 1 – f. Kalishte (vegjetacion i ulët dhe mbeturina), Strugë 2 – f. Oktis (deponi), Shtip – vendi i quajtur “9 kilometra” (bar i thatë),  Karbincë– f. Radanjë (kashtë, bar i thatë dhe stallë), Kumanovë 1 – lagjja Bedinje (vegjetacion i ulët), Kumanovë 2 – f. Tabanoc (bar i thatë), Kumanovë 3 – rr. Nikola Tesla (bar i thatë), Kumanovë 4 – f. Tromegjë (bar i thatë), Tearcë – f. Neproshten (bar i thatë).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More