Në ASH po kthehen shokët e vjetër, thotë Ramadani

nga Xh M

Shkup, 6 nëntor – Blerant Ramadani nga Aleanca për Shqiptarët, me kryetar Arben Taravari ka folur për procesin e selisë dhe vulave të partisë.

Ramadani deklaroi se presin që drejtësia të japë epilogun e vërtetë.

“Besojmë që drejtësia do ta japë epilogun e vërtetë. Mirëpo ne edhe më herët e kemi thënë, edhe kryetari ynë, doktor Arben Taravari e ka thënë disa herë se partinë nuk e përbëjnë as selia e as vulat, por partinë e përbëjnë anëtarësia”, tha Ramadani dhe ka bërë të ditur se ASh sapo ka përfunduar procesin e riorganizimit të strukturave.

Në këtë proces, siç tha Ramadani, e mira është se janë duke “u kthyer shokët e vjetër”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More