Në BE arrihet marrëveshje për planin 6 miliardësh për rritje ekonomike në Ballkan

nga D V

Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje të enjten për tekstin e vendimit për planin e BE-së për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, konfirmuan zyrtarët evropianë.

Plani përfshin periudhën nga 2024 deri në 2027 dhe pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për partnerët e BE-së në Ballkanin Perëndimor, njofton Telegrafi.

Ai do të plotësojë Instrumentin ekzistues për Asistencën e Para-Aderimit (IPA III), duke rritur ndjeshëm ndihmën financiare për partnerët në rajon.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe njëri ndër personat e përfshirë në këtë proces, eurodeputeti Tonino Picula.

Ndërkaq, për miratimin formal të këtij plani duhet të votojë edhe Parlamenti Evropian.

Lajmi për marrëveshjen është konfirmuar edhe nga vet kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola

“Ne kemi një marrëveshje për Reformën dhe Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor! Ne po investojmë 6 miliardë euro për reforma dhe integrim gradual në tregun e vetëm përpara anëtarësimit në BE. Zgjerimi është mjeti ynë më i fortë gjeopolitik. Të dyja palët janë fituese. Faleminderit ekipit, Karlo Ressler, Tonino Picula…”, shkruan ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More