Në burg për skandalin seksual/ Safet Gjici lë qelinë, shtrohet në spital

nga Xh M

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici po përballet me probleme shëndetësore, pas qëndrimit në burg për skandalin seksual të zyrën e bashkisë.

Sipas raportimeve për mediat, Gjici ka lënë qëlinë dhe ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet për shkak të problemeve të shfaqura me shëndetin, që prej muajit korrik.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën, më 7 shkurt, deklarimin fajtor të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për veprën penale “shpërdorimi i detyrës” lidhur me aferën seksuale në zyrën e tij dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet heqje lirie.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor 2023, pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More