Mexhiti: Ligji i Sllavjankës dhe Blerimit për branitellat nuk kalon

nga Xh M

Shkup, 11 shtator – Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale ua rikujton BDI-së se me votat e ministrave të tyre qeveria ka finansuar mbrojtjen e Traçullovskit në Hagë si dhe shumë të bëma të tjera.

Postimi i plotë:

Paralajmërimet për destabilizim po marrin formë!

Milionerët e Frontit – BDI, pinjollët e Lidhjes komuniste të Jugosllavisë – LSDM dhe përfaqësuesit e të majtës fashiste – LEVICA, kanë bashkuar forcat për të realizuar paralajmërimet për destabilizim të vendit dhe nxitje të tensioneve etnike. Me këtë qëllim ata sot në rend dite në Kuvend futën propozim ligjin e branitellave e po llomotitin me shpifje të llojit të tyre.

Deputetët tanë janë kundër plotësimit të ligjit për branitellat pa ligj për privilegjet e pjesëtarëve të UÇK-së.
Publikisht pyes: a është ligji për branitellat tentim për të nxitur tensione ndëretnike dhe për të defokusuar vëmendjen e publikut nga pasurimi marramendës kriminal i udhëheqësve të BDI-së?

Ua rikujtoj milionerëve të BDI-së, se me votat e ministrave të tyre qeveria ka finansuar mbrojtjen e Traçullovskit në Hagë; gjatë qeverisjes së tyre disa herë është sjellur ligj për branitellat; ndërsa edhe më keq – në përbërjet qeveritare të BDI-së është plotësuar po i njëjti ligj vetëm që branitellat ti gëzojnë privilegjet e ndryshme, madje edhe atë të studimeve falas në Universitetin që me gjak e paguajtën ushtarët e UÇK-së, pra Universitetin e Tetovës.

Në fund, e përsëris me përgjegjësinë time të plotë: Ligji i Sllavjankës dhe Blerimit për branitellat nuk kalon!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More