Në Ditën e Personave me Nevoja të Veçanta, Gashi thekson përkushtimin e Kuvendit për mundësi të barabarta për të gjithë

nga D. V.

Shkup, 3 dhjetor – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti në një takim simbolik fëmijët e Shkollës Fillore “Adem Jashari” nga Çairi. Vizita u zhvillua në ambientet e Kuvendit dhe synoi të nënvizojë përkushtimin institucional për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.

Gashi theksoi se ky takim ishte një moment i vlefshëm reflektimi mbi sfidat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara, duke theksuar se ndërtimi i një shoqërie më të hapur dhe më gjithëpërfshirëse kërkon angazhim të përbashkët.

“Sot na kujtohet se fuqizimi dhe integrimi i personave me nevoja të veçanta nuk është vetëm detyrë e institucioneve, por përgjegjësi kolektive që na angazhon të gjithëve”, deklaroi kryeparlamentari.

Ai shtoi se Kuvendi mbetet i përkushtuar të sigurojë pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë të çdo individi në jetën shoqërore, duke e konsideruar diversitetin si një nga vlerat themelore të shoqërisë.

Takimi u mbyll në atmosferë të ngrohtë, ku fëmijët patën mundësi të njihen nga afër me institucionin më të lartë ligjvënës të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More