Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes

nga D V

Shkup, 16 dhjetor – Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve  me propozim të prokurorisë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe banorit nga Velesi Pançe Zhezhovski.

Në fillim të mbledhjes së sotme, prokurorja publike Zhaklina Trajkovska, raportoi se dëshmitari i propozuar Goce Trajkovski nuk do të dëshmojë sepse nuk kanë arritur ta kenë të pranishëm.

“Në lidhje me dëshmitarin Goce Trajkovski gjatë raportimit të MPB-së, u informuam se ai nuk jeton në adresën e tij dhe nuk është i arritshëm për organet e ndjekjes”, tha prokurorja.

Mbrojtësi i babait të Vanja Gjorçevskës, Vlladimir Tufegxhiq, kërkoi që deklarata e Trajkovskit nga prokuroria të lexohet si provë, për të cilën gjyqtari u përgjigj se do të bëjë çmos për ta siguruar dëshmitarin të dëshmojë.

“Gjykimi zgjat ende, do të bëj përpjekje ta siguroj dëshmitarin të dëshmojë”, tha gjyqtari Ivica Stefanovski.

“Në seancat e kaluara gjyqësore dëshmuan familjet e të vrarëve si dhe disa persona të përfshirë në hetim për dy vrasjet, ndër të cilët inspektorë dhe anëtarë të partisë politike “E Djathta”.

Në seancën e parë të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023.

Lidhur me këtë rast dyshohet se edhe një person tjetër ka ndihmuar në kryerjen e veprës, ndaj të cilit do të zhvillohet procedurë e veçantë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More