Në infrastrukturën arsimore investim prej rreth dy miliardë denarë

nga D. V.

Shkup, 17 qershor – Në infrastrukturën arsimore ka investime prej rreth dy miliardë denarësh, të cilat përfshijnë disa projekte, duke përfshirë shkolla, salla sportive, konvikte studentore,…, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Manastir në lidhje me atë që po bën Qeveria për të përmirësuar infrastrukturën arsimore.

“Sa i përket Ministrisë së Arsimit, këtu kemi investime prej rreth 2 miliardë denarësh, shtatë shkolla krejtësisht të reja dhe 20 që janë duke u rinovuar, katër salla të reja sportive, dy konvikte studentësh. Një pjesë e marrëveshjes strategjike dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar, ndërtimi i  fakultetit të ri mjekësor në kuadër të qendrës së re klinike në Shtip dhe  konvikti studentor me 200 shtretër. Dhe pres që këtë vit të vazhdojë  ndërtimi i ndërtesave të fakulteteve të FSHIIK dhe FKF në Universitetin  “Shën Kirili dhe Metodi”, si dhe fillimin e ndërtimit të kompleksit universitar të Universitetit “Nënë Tereza”, theksoi kryeministri. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More