Në Kodrën e Diellit 62 centimetra borë, në Mavrovë 57, ndërsa në Krushevë 39

nga D V

Shkup, 14 janar – Në Kodrën e Diellit është formuar shtresë dëbore prej 62 centimetrave, në Hanet e Mavrovës, 57, në Krushevë 39, Manastir 33, Berovë 26, Tetovë 25 dhe në Shkup nëntë centimetra, njoftoi DPHM.

Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodrën e Diellit -10 gradë, në Mavrovë dhe Krushevë -7, Berovë -4 Berovë, -1 në Shkup, ndërsa mbi zero vetëm në Gjevgjeli me dy gradë.

Gjatë natës ka qenë vranët me reshje të kohëpaskohshme bore, kryesisht në pjesën qendrore të vendit. Ka fryrë erë e lehtë deri mesatare nga dejtimi veriore. Këtë  mëngjes borë bie në Kriva Pallankë.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe i ftohtë me reshje bore, kryesisht në pjesët jugore dhe jugperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga -3 deri në 3 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe të ftohtë me kushte të dobëta bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura maksimale do të arrijë deri në 3 gradë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More