Në kohë janë hapur të gjitha vendvotimet edhe në Kumanovë

nga Redaksia

Shkup, 2 nëntor – Në kohë janë hapur vendvotimet në Kumanovë, informoi kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor, Kristina Cvetkovska. Të drejtë vote, sot, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kanë 94.041 votues, duke e bërë Kumanovën komunën me numrin më të madh të votuesve që votojnë në 164 vendvotime.

Dje votuan personat e sëmurë dhe të pafuqishëm në Kumanovë, shfrytëzuesit e shërbimeve në Shtëpinë e të moshuarve “Zafir Sajto” dhe të dënuarit në institucionin ndëshkues-përmirësues në Kumanovë. Të drejtë vote kishin 212 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe 42 persona të vendosur në Shtëpinë e Pleqve “Zafir Sajto”, ndërsa në institucionin ndëshkues të Burgut të Kumanovës (K’shanje) të drejtë vote kishin edhe 79 persona të dënuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More