Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë është konfirmuar rasti i parë me “Mpox”, i njohur si Lia e Majmunëve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës informon publikun se me datën 26. 12. 2024 në orët e pasdites, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e Majmunëve.
Tutje thuhet se pacienti është në gjendje stabile shëndetësore.
IKSHPK tërheq vëmendjen për kujdes të qytetarëve, sepse personat që preken nga Mpox zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht.
“Edhepse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik”.