Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë një premtim gjatë fushatës së tij elektorale.
Hamza ka deklaruar se, nëse merr drejtimin e qeverisë dhe nuk arrin të rrisë pagat dhe pensionet me 50% brenda vitit 2026, do të japë dorëheqje më 31 dhjetor të atij viti.
“Për mua top prioritet është ruajtja e stabilitetit makrofiskal të vendit, ajo as që diskutohet. Mirëpo, punën e rritjes së pagave dhe pensioneve, nuk kisha dashtë të kuptohet si bujari dhe bamirësi. Sepse ato janë parë të taksapaguesve, pare të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hamza në KlanKosova.
Ai theksoi se është i kujdesshëm në premtimet e tij dhe e sheh fjalën publike si një kontratë të detyrueshme me qytetarët e Kosovës.
Për këtë arsye, Hamza garantoi se brenda muajve të parë të mandatit të tij, do të fillojë procesi i rritjes së pagave dhe pensioneve.
“Nëse e shikojmë rritjen e inflacionit, rritjen e çmimeve, kjo nuk është krejt rritje, deri në një masë të caktuar kjo është një farë indeksimi, dhe mbi këtë mundet me u pranu si rritje. Prandaj, nuk ka ndodhur rritja, çmimet kanë lëvizur po flasë për çmimet e produkteve bazike. Dhe nuk ka ndodhur ndryshimi i pagave apo rritja e pagave. Unë 50 për qind kam thënë edhe në të kaluarëm, dallimi i imi prej të tjerëve është se unë matem shumë kur premtoj, e kalkuloj deri në detajin e fundit, kur e them fjalën publike për mua është një kontratë me qytetarët, edhe i rri fjalës mbrapa, i kam qëndruar edhe atë herë, edhe atë herë kam thënë 50 për qind, edhe tash po them”.
“Edhe po them në vitin e parë të mandatit, në muajt e parë të qeverisjes, nëse nuk ndodh edhe ju siguroj dhe garantoj, se viti i dytë nuk më zë kryeministër në qeveri. Jepi dorëheqje sigurisht nëse nuk e mbaj premtimin. Unë në vitin 2026 ta jap fjalën, që nuk rriten pagat dhe pensionet për 50 për qind, nuk e pres janarin, më 31 dhjetor të këtij viti nuk jam kryeministër”, tha Hamza.