Në Kuvend debat për amendamentet e ligjeve për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare dhe për banim

nga D. V.

Shkup, 28 korrik – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për mbrojtje dhe siguri, për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, si dhe Komisioni juridiko- ligjvënës.

Në rend dite të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport është debati rreth amendamenteve për Propozim- ligjin për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare. Sipas informacioneve nga ueb faqja e Kuvendit janë dorëzuar 22 amendamente.

Propozim vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit, në lexim i dytë është në rendin e ditës së Komisionit për mbrojtje dhe siguri.

Për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për banim, gjithashtu në lexim të dytë i cili është në rend dite të Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor janë dorëzuar dy amendamente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More