Shkup, 28 korrik – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.
LAMM informon se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
“Për shkak të pushimi verore vërehet frekuencë e rritur e automjeteve, por në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
“Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, njofton LAMM.