Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione

nga D V

Shkup, 15 janar – Në Kuvend sot do të takohen dy komisione – Komisioni për mbrojtje dhe siguri dhe ai për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor.

Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri do të diskutojnë rreth Propozimin – vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, në Republikën e Libanit, në lexim të dytë dhe Informacioni rreth nevojës për prokurim të pajisjeve ushtarake nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes pranimit të Letrave për ofertë.

Në rend dite të Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor janë Propozim-programi vjetor i punës dhe zhvillimit të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2025 dhe Propozim-plani vjetor financiar i Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2025.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More