Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione

nga D. V.

Shkup, 31 korrik – Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje Komisioni për Transport, Transofrmim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor dhe Komisioni Juridiko-Ligjdhënës.

Në rend dite të dy komisioneve kuvendore është Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për orarin e punës së punëtorëve mobil në trafikun rrugor dhe pajisjet për regjistrim në qarkullimin rrugor, në lexim të dytë.

Siç qëndron në elaborimin e publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, qëllimi i Propozim ligjit është që të kryhet rregullim dhe precisizim i disa dispozitave nga ligji ekzistues, të cilët nuk janë të implementuar ose harmonizuar me legjislativën e BE-së, e cila do të kontribuojë për zbatimin e tyre.

Në elaborim të zgjidhjes ligjore theksohet se gjithashtu kryhet precizim i shkeljes gjegjësisht harmonizim të shumave me Ligjin për mbikëqyrje inspektoriale dhe Ligjin për kundërvajtje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More