Në Lushnjë ulliri rrit fitimet, fermerët zëvendësuan drithërat me ullishte, por ankohen se nuk kanë punëtorë

nga L. M

Tokat bujqësore në Matjan të Lushnjës janë mbjellë të gjitha me ullinj. Problematikat ndër vite me shitjen e perimeve dhe drithërave, sollën zëvendësimin e tyre me ullishte.

Banorët pohojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur pasi vaji i ullirit jo vetëm që u shitet por kanë fitime të mira ekonomike. Por në këtë pikë, fermerët e kanë të vështirë të gjejnë krah pune.

Shtimi i ullishteve nga ana tjetër solli nevojën për ndërtimin e fabrikave të vajit. Një emigrant banor i zonës, hapi fabrikë vaji ne fshatin e tij te lindjes.

Sokoli ndan jetën e tij mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai thotë se 9 muaj punon ne Itali dhe tre muaj ne Matjan. Zgjedhja që ka bërë nëntë vite më parë ndihmon jo vetëm banorët e fshatit, por edhe i sjell familjes së tij të ardhura të mira ekonomike.

Me qindra hektarë ullishte janë shtuar në 5 vitet e fundit në Matjan të Lushnjës, një zonë kodrinore klima e së cilës favorizon rritjen e kësaj kulture.

Deri tani nuk eksportohet vaji i ullirit, por shitja e tij është e garantuar nga prodhuesit me çmimin 7 deri 8 mijë lekë të vjetra për një litër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More