Ron Yeffet, miku dhe sekseri izraelit i Edi Ramës, duket se do të marrë edhe shërbime të tjera nga drejtuesi i qeverisë së Shqipërisë.
Pasi ka marrë monopolin e mjeteve të ushtrisë, vendime që duket se janë marrë nga Rama që para zgjedhjeve të 11 majit, me qëllim që të rriste mbështetjen ndërkombëtare.
Në foton e mësipërme Roni ndodhet në një aktivitet të Edi Ramës në Vlorë, para zgjedhjeve.
Po atë ditë, disa orë më vonë, Roni është filmuar duke hedhur valle dhe kërcyer në një lokal në Linzë. Siç duket edhe nga pamjet, ai është i lumtur pasi ka marrë gjithçka që i është dhënë.
Roni është i njohur, pasi vite më parë Edi Rama ka dashur që ti japë atij me koncesion menaxhimin e buxheti të Shqipërisë.
Por jo kaq.
Ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj gjatë njërës prej intervistave ekskluzive të dhëna për gazetarin Çim Peka, përmendi emrin e Ron Yeffet si njeriun që Edi Rama donte ti jepte tokën e ambasadës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndërtuar në territorin e saj edhe njësi rezidenciale.
Por ky plan i Edi Ramës, dështoi pasi u kundërshtua nga ministri i Jashtëm i kohës, i cili nuk e firmosi kërkesën e Ramës.