U dënua me 18 vite burg për dhunën në Kuvend, Mitko Çavkovit i pezullohet dënimi deri më 21 nëntor

nga D V

Shkup, 29 gusht – Ish-ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, i dënuar me 18 vite për terrorizëm pas ngjarjeve të 27 prillit 2017 në Kuvend, mori pezullimin e dënimit dhe do të lëshohet në shtëpi deri më 21 nëntor.

Burgu i Shtipit thotë se gjashtë persona kanë marrë pushim në vuajtjen e dënimit për arsye mjekësore.

Dy prej tyre, Aleksandar Janevski – Toshta dhe Jane Çento, janë kthyer në burg më 14 gusht pas qëndrimit në liri.
Drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, në fund të korrikut ka nënshkruar vendime për 30 ditë pezullim të dënimit për disa nga personat e dënuar për ngjarjet e 27 prillit, për shkak të trajtimit mjekësor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More