Në mëngjes kudo temperatura në minus, më ftohtë në Berovë -14 gradë

nga D V

Shkup, 21 shkurt – Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Berovë, -14 gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Kodër të Diellit, 32 centimetra. Siç informon DPHM, deri në orën 8:30 janë matur -11 gradë në Hanet e Mavrovës dhe në Kodër të Diellit, -10 në Kriva Pallankë dhe Demir Kapi, -9 në Shkup – Petrovec, Manastir, Shtip dhe Strumicë, -8 në Shkup – Zajçev Rid, Tetovë, Kumanovë, Veles dhe Krushevë, -7 në Prilep, Vinicë, Kavadar dhe Gjevgjeli, si dhe -5 në Ohër dhe Pretor.

Shtresa e borës në Mavrovë është 8 centimetra.

Edhe sot mëngjesi është i kthjellët dhe shumë i ftohtë. Gjatë ditës do të jetë me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 2 deri 10 gradë. Në Shkup në mëngjes ftohtë, gjatë ditës me diell me erë të lehtë veriore dhe temperaturë deri 9 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More