Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

nga Redaksia

Shkup, 31 tetor – Në mesnatë do të fillojë heshtja zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 2 nëntor 2025 në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.

Të dielën do të votohet në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Procesin do ta ndjekin 1.569 vëzhgues, vendas e ndërkombëtarë.

Do të zhvillohen rizgjedhje për anëtarë të Këshillit në tre qendra votimi në komunën Shuto Orizarë, ku teorikisht është e mundur të ndikohet në zgjedhjen e mandateve të këshilltarëve.

Por, të dielën, edhe pse në rrethin e parë nuk zgjodhën kryetarin, nuk do të ketë votime në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe në Mavrovë – Rostushë, pasi në këto komuna nuk është arritur censusi dhe do të duhet të rishpallen zgjedhjet brenda 60 ditësh.

Ndërkaq në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve, kryetarët e komunave janë zgjedhur në 44 komuna.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More