Në Podujevë do të inaugurohet shtatorja e Afrim Zhitisë – I pranishëm edhe Ali Ahemti

nga Redaksia

Tetovë, 17 shtator – Komuna e Podujevës ka njoftuar se më 19 shtator 2025, në orën 12:00, në fshatin Llugë, do të mbahet ceremonia inauguruese e shtatores së Heroit të Kombit dhe udhëheqësit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Afrim Zhitia. Manifestimi do të zhvillohet pranë Obeliskut kushtuar figurës së tij.

Në këtë ngjarje përkujtimore, përveç drejtuesve institucionalë dhe qytetarëve, pritet të marrë pjesë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bullia, ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ceremonisë, duke e cilësuar atë një akt nderimi për një prej figurave më të shquara të rezistencës kombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More