Në prag të takimit të Komitetit të Ministrave, Osmani bisedon me homologun gjerman – kërkon përkrahjen për anëtarësim në Këshill të  Evropës

nga Redaksia

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në prag të takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës ka folur me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier lidhur me anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Presidentja Osmani në një postim në platformën X thotë se në bisedën me homologun gjerman ka theksua rëndësinë për përfundimin me sukses të këtij procesi.

“Dje fola me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Theksova rëndësinë për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit.

Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, shkruan Osmani. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More