Në Prilep urdhra për bastisje dhe procedurë parahetimore për keqpërdorime të pozitës zyrtare për punën financiare të spitalit

nga D. V.

Prilep, 15 prill – Prokuroria Themelore Publike Prilep vepron në procedurë parahetimore për shkak të dyshimeve për vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, ndërsa lidhur me punën financiare në spital, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë.

Sipas informacionit, janë siguruar urdhra për bastisje të tetë lokacioneve, ndërsa veprimet i ndërmerr Drejtoria e Policisë Financiare. Pas bastisjeve, procedura parahetimore do të vazhdojë me veprime të tjera për sigurimin e dëshmive.

Përndryshe, para rreth dy muajve policia financiare filloi ta kontrollojë punën financiare në spital. Përndryshe, udhëheqësia e re e spitalit të përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Prilep, në konferencë për media në tetor të vitit të kaluar tha se spitali ka trashëguar borxhe prej 193 milionë denarë dhe llogari të bllokuar. Drejtori aktual Kire Jonoski atëherë tha edhe se policia punon në kontrollin e gjithë dokumentacionit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More