Në regjistrin e KSHPK-së janë regjistruar 1916 automjete në përputhje me Librin e afateve për zgjedhjet lokale

nga D. V.

Shkup, 20 gusht – Në regjistrin e automjeteve të organeve shtetëtore, organeve të vetëqeverisjeve lokale, ndërmarrjeve publike ose personave të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëtor të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit në kuadër të afatit të përcaktuar me aktivitetet zgjedhore për zgjedhjett lokale më 19 gusht, janë regjistruar 1916 automjete të paraqitura nga institucione të shumta.

Organet shtetërore, organet e vetlqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike ose personat e tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror ishin të detyruar të dorëzonin të dhëna për numrin, markën e automjetit, vitin e prodhimit, numrin e regjistrimit dhe gjendjen e automjetit në KSHPK jo më vonë se 18 gusht.

Nëse personat juridikë nuk dorëzojnë të dhëna për numrin, llojin, targën dhe gjendjen e automjeteve me të cilat disponojnë brenda afatit të përcaktuar, KSHPK-ja fillon procedurë kundërvajtjeje brenda 15 ditëve nga skadimi i afatit për dorëzimin e të dhënave.

Regjistrimi i automjeteve të institucioneve kryhet me qëllim që ato të mos përdorën nga zyrtarët dhe personat e tjerë të emëruar dhe të zgjedhur për nevojat e fushatave zgjedhore.

Ndërkohë, qeveria ka vendosur që të gjitha automjetet zyrtare të marrin targa speciale, me ngjyrë të kuqe deri më 15 shtator 2025, me qëllim rritjen e transparencës dhe parandalimin e keqpërdorimeve. Është planifikuar gjithashtu të futet një regjistër i posaçëm i automjeteve shtetërore, i cili do të mundësojë regjistrim të saktë të vendndodhjes dhe përdorimit të çdo automjeti zyrtar. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More