Në RMV shënohet 8 Dhjetori dita e Shën Klimentit të Ohrit

nga Redaksia

Shkup, 8 dhjetor – Maqedonia e Veriut sot shënon Ditën e Shën Klimentit të Ohrit. Në Kuvend sot në orën 11:00, Komiteti për ndarjen e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” do të ndajë çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2025.

Fitues i çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për arritje në fushën e edukimit dhe arsimit është akademiku Vitomir Mitevski, filozof dhe filolog klasik, ndërsa çmimin për arritje në fushën e kulturës dhe artit e marrin Zhivoin Glishiç, kompozitor, dhe Bedi Ibrahim, artist figurativ.

Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” është mirënjohja më e lartë për arritje shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor, si dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More