Shkup, 15 janar – Komunikacioni në rrugët shtetërore këtë mëngjes po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata.
Sipas raportit të NP “Rrugt e Maqedonisë” nga ora 9 e mëngjesit, për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar për 100 deri në 150 metra në aksin rrugor Shkup – Tetovë.
“Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”, duke apeluar për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.