Në seancë qeveritare ka kaluar vendimi për pjesën e dytë të huasë hungareze, fondet do të destinohen për eurobondin

nga Xh M

Shkup, 10 dhjetor – Kryeministri Hristijan Mickoski sonte njoftoi se në seancën e sotme të qeverisë ka kaluar edhe vendimi për pjesën e dytë të huasë hungareze në një vlerë prej 500 milionë euro.

Këto mjete, siç deklaroi Mickoski, do të jenë operative nga viti i ardhshëm dhe do të jenë të destinuara për shlyerjen e borxhit për eurobondin e marrë nga qeveria e mëparshme.

“Këto fonde nevojiten sepse më 25 janar skadon eurobondi i marrë në vitin 2018 nga qeveria e mëparshme. Me këtë do ta shlyejmë borxhin, domethënë çfarëdo që të jetë qeveria e ardhshme nuk do të ketë asnjë detyrim për të paguar eurobond”, tha Mickoski në debatin e hapur sonte në Radio Televizionin e Maqedonisë.

Fondet nga pjesa e parë kredisë në vlerë gjithashtu prej gjysmë miliardë euro janë të destinuara për kompanitë dhe vetëqeverisjet lokale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More