Në Stagovë të Kaçanikut gjendet një mjet shpërthyes, KFOR del me paralajmërim për rrezikun

nga Xh M

Një mjet i pashpërthyer, i dyshuar nga koha e Luftës së Dytë Botërore, është gjetur në Stagovë të Kaçanikut.

Kanuk Veseli nga policia rajonale për Ferizaj, ka konfirmuar për KosovaPress se mjeti i dyshuar shpërthyes është gjetur të shtunën, më 26 prill, në lagjen Teneqja.

“Patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes. Në vend kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it”, ka thënë ai.

Sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30 prill 2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More