Në Strumicë u mbajt Paneli i katërt në kuadër të projektit: Forcimi i liderëve të ardhshëm: Partneritet i të diplomuarve dhe të rinjve për promovimin e vlerave qytetare

nga Xh M

Strumicë, 26 dhjetor – Sot në Qendrën Rinore në Strumicë u mbajt paneli i katërt në kuadër të projektit: “Forcimi i liderëve të ardhshëm: Partneritet i të diplomuarve dhe të rinjve për promovimin e vlerave qytetare”.

Panelistët tanë dhe anëtarët e MAAA-së, Dr. Berat Dehari, profesor universitar, znj. Tsona Kalemernikova, gjyqtare në Gjykatën Themelore në Strumicë, u përpoqën t’u përgjigjen pyetjeve të studentëve të UGD-së dhe nxënësve të shkollave të mesme nga komuna e Strumicës, duke përfshirë: “A kanë forcë që të rinjtë t’i rezistojnë praktikave korruptive? Çfarë duhet të bëjmë në kuadër të institucioneve për të reformuar sistemin nga brenda?”, dhe në diskutimin i udhëhoqi Igor Stojanov, gazetar dhe kryeredaktor i departamentit të TV dhe radios në Shtip.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm z. Gazmend Iljazi nga Ambasada Amerikane në Shkup, kryetarja e MAAA dhe anëtarja e Bordit Ekzekutiv Rozita Petrinska Labudoviq. Falenderim komunës së Strumicës, anëtares së MAAA-së Natka Jankova Alagjozovska dhe Qendrës Rinore të Strumicës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More