Në Tetovë arrestohet një i arratisur nga burgu

nga D V

Shkup, 31 tetor – Mbrëmë në ora 02:20 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, nëpunës policor nga SPB Tetovë, në bazë të urdhërarrestit me urdhër të gjykatës, e privuan nga liria B.S (46) nga Tetova.

Siç kumtoi MPB-ja, ai është kërkuar për të vuajtur dënimin me burg prej 13 muajsh, lidhur me veprën e kryer penale “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

B.S. është dorëzuar në INP Burgu Idrizovë në Shkup për vuajtjen e dënimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More