Në Vlorë i moshuari godet të riun me çekan në kokë

nga L. M

Një i moshuar në Vlorë është arrestuar pasi ka goditur me çekan në kokë një 25-vjeçar.

Policia e Vlorës njofton se shtetasi L.K., 73 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në kokë me send të fortë (çekan gome) shtetasin A. H., 25 vjeç.

I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin L. K., 73 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, pasi më datë 15.08.2025, në lagjen “10 Korriku”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në kokë me send të fortë (çekan gome) shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More