Në Vushtrri do të rinumërohen votat e kandidatëve për deputetë të LDK-së

nga Xh M

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë urdhër që të rinumërohen votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni.

Aktualisht është duke u bërë numërimi i votave me kusht.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga numërimi i 44 vendvotimeve nga 56 në total, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 2.634 vota apo 40.21 për qind, pasuar nga Partia Demokratike me 1186 vota apo 18.11 për qind, Lidhja Demokratike me 887 vota apo 13.54 për qind.

Ndërsa koalicioni AAK-Nisma aktualisht ka 407 vota apo 6.21 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More