Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane

nga Xh M

Tetovë, 5 mars – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerike, Ilir Rusi, Martin Vulaj dhe Burim Rexhaj.

Ahmeti në njoftimin e tij për opinionin shkruan se miqësia me SHBA-të mbetet e palëkundur dhe se kontributi i diasporës shqiptare në SHBA ka qenë gjithmonë faktor kyç për shumë ngjarje në trojet shqiptare.

Njoftimi i plotë:

Takim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane 🇦🇱🇺🇸

Kënaqësi e veçantë të mirëprisja në selinë e BDI-së në një takim vëllazëror z. Ilir Rusi, z. Martin Vulaj dhe z. Burim Rexhaj, përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, në të cilin bashkë diskutuam mbi zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, rajon dhe sfidat gjeopolitike.

🇺🇸🇦🇱 Miqësia dhe partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një vlerë e patjetërsueshme për kombin tonë. Mbështetja e palëkundur e SHBA-ve ka qenë dhe vazhdon të jetë shtyllë kyçe në forcimin e pozitës sonë dhe në avancimin e të drejtave shqiptare në rajon.

Në këtë drejtim roli dhe kontributi i diasporës shqiptare në SHBA ka qenë dhe do të mbetet një faktor kyç për të ardhmen tonë të përbashkët, jo vetëm për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por në të gjitha trojet tona etnike!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More