Nënshkruhet kontrata për rregullimin e ujësjellësit në Pjetërshticë, investim rreth 400 mijë euro

nga D. V.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për rregullimin e ujësjellësit në fshatin Pjetërshticë, projekt ky në vlerë rreth 400 mijë euro.

Sipas njoftimit, projekti financohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe synon zgjidhjen përfundimtare të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë fshat.

Punimet tashmë kanë nisur dhe pritet të vazhdojnë me intensitet të lartë gjatë muajve në vijim, varësisht nga kushtet atmosferike.

Kryetari Aliu theksoi se realizimi i këtij projekti është në përputhje me zotimet e dhëna ndaj qytetarëve, duke vlerësuar se investimi do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë për banorët e Pjetërshticës dhe do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës së tyre. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More