Nënshkruhet Marrëveshja për pastrimin e ajrit, do të dhurohen në spitale, kopshte, shkolla,….

nga D V

Shkup, 19 shkurt – Qeveria sot ka nënshkruar Marrëveshje me kompaninë EKOTIP Maqedoni për dhurimin e 255 pajisjeve për pastrimin e ajrit në vlerë prej një milion euro.

Siç u theksua në ceremoninë e nënshkrimit, është paraparë që këto pajisje të shpërndahen nëpër spitale, kopshte, shkolla dhe institucione tjera publike, ku cilësia e ajrit është me rëndësi kyçe.

Kompania EKOTIP Maqedoni është lider në fushën e aerofiltrimit, ndërsa në bashkëpunim me MANN+HUMMEL, siguroi donacion të konsiderueshëm të sistemeve të avancuara nga ky prodhues i njohur gjerman për pastrimin e ajrit me vlerë një milion euro.

Marrëveshjen për pastruesin e ajrit e nënshkruan sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev dhe menaxhmenti i kompanisë, ndërsa hollësira në momentin e konferencës për mediat kumtojnë  zëdhënësja Maria Miteva dhe përfaqësues i EKOTIP-it.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More