Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi mes MMJPH dhe IBU

nga Xh M

Shkup, 30 maj – Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti njoftoi se ky bashkëpunim synon zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit.

Njoftimi i plotë i Mexhitit:

Sot u formalizua një bashkëpunim i rëndësishëm ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, përmes nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi.

Ky partneritet, i konfirmuar në takimin me rektorin Prof. Dr. Lütfi Sunar, synon avancimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit, duke përfshirë analizën e politikave publike dhe hartimin e zgjidhjeve të qëndrueshme ligjore dhe institucionale.

Ne vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar ndaj ndërtimit të urave me komunitetin akademik, me synimin për të fuqizuar kapacitetet vendore në përballjen me sfidat ekologjike dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More