Nëntë zjarre në ambient hapur në të gjithë vendin deri në orën 14

nga Xh M

Shkup, 29 gusht – Deri sot në orën 14:00, kishte gjithsej nëntë zjarre në ambient të hapur. Prej tyre, pesë janë aktualisht aktive, një është nën kontroll dhe tre janë shuar, kumtoi Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK).

Në komunën e Çashkës digjet një pyll i përzier, një pyll me pisha është djegur në një territor të vreshtave, ndërsa në rajonin e Shtipit digjet pylli me kërcell të ulët dhe bari i thatë.

Dy zjarret e fundit aktive janë në komunën e Studeniçanit. Njëra është mbi fshatin Uji i Kuq, në afërsi të vendit të quajtur “Kërsta”, është djegur bimësi e ulët dhe pyll me kërcell të ulët. Tjetri është në mes të fshatrave Koliçan I Epërt dhe Ljubosh, afër gurores së Vërtekicës, ku zjarri përfshiu bimësinë e ulët.

Nën kontroll, sipas kumtesës, është zjarri në malin Galiçicë në territorin e komunave Ohër dhe Resnjë.

Janë shuar tre zjarre – një në përmendoren e Kumanovës dhe dy në territorin e komunës së Strugës. Në të tre vendet digjej bari i thatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More