“Nëse do të bashkohesh në një klub, mos urino në derën e klubit”, Hovenier i dërgon porosi Qeverisë së Kosovës

nga D V

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka theksuar se për të arritur anëtarësimin e plotë në NATO dhe BE, Kosova duhet të sigurojë miratimin e të gjitha vendeve anëtare.

“Nuk e shoh se si mund të bëhesh anëtar i plotë i NATO-s pa miratimin e të gjithë anëtarëve të NATO-s”, ka thënë Hovenier në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci.

Ai theksoi se disa nga këto vende ende nuk e kanë njohur zyrtarisht realitetin e një Kosove sovrane, të pavarur dhe demokratike, dhe se është e rëndësishme që Kosova t’i bindë ato.

“Ju duhet t’i bindni ata. Ne duam të ndihmojmë, por kjo do të thotë të punojmë në procesin e vendosur nga institucionet përkatëse”, shtoi ai.

“Nëse dëshiron të bashkohesh në një klub, mos urino te dera e klubit.”

Ai përfundoi duke theksuar rëndësinë e ndjekjes së institucioneve dhe procedurave ndërkombëtare për të siguruar mbështetjen e nevojshme për anëtarësim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More