Nëse Grubi është në Shqipëri, si duhet të veprojë Rama në raport me RMV-në?

nga I.A

Shkup, 23 dhjetor – Arratisja e ish zëvëndëskryeministrit, Artan Grubi, nga Maqedonia e Veriut ka shkaktuar debat të pa shterur akoma, duke u diskutuar më shumë për vendndodhjen e tij sesa arsyet e arratisjes së tij. Por, megjithatë gjitha zërat e fundit shpien që Grubi është strehuar në Shqipëri. E këtë e kanë kumtuar edhe koalicioni shqiptarë, VLEN, edhe një televizion i RMV-së, konstatojnë se Grubi po qëndron në Shqipëri. Në këtë situatë si duhet të veprojë kryeministri i këtij vendi, Edi Rama, ta dorëzojë Grubin apo të vazhdojë të qëndrojë sy mbyllur karshi fletarrestit ndërkombëtarë për Artan Grubin, shkruan Zhurnal.

Grubi në Shqipëri, Rama ta fsheh apo ta dorëzojë?

Vendndodhja e Artan Grubit ka ngjallur debat të zjarrtë, edhe pse zyrtarisht nuk dihet akoma se ku ndodhet. Gjasat maksimale sipas deklarimeve publike të dy zëvendëskryeministrave shqiptarë, Arben Fetai dhe Izet Mexhiti thuhet që Grubi ndodhet në Shqipëri.

Në të njëjtën vijë janë edhe pretendimet e TV21 Shkup, të cilët kanë vizituar shtetin fqinj e sipas bisedimeve që kanë bërë me të punësuar në një pompë benzine, këto të fundit veçmë kanë konfirmuar se po Grubi ka hyrë në Shqipëri në ato pompë benzine ka shfrytëzuat tualetin. Por, nga ana tjetër që e bënë edhe më të mjegulluar këtë situatë është fakti që zyrtarisht askund në asnjërën hyrje të Shqipërisë nuk është regjistruar Artan Grubi.

Kjo paqartësi ndikon që akoma të jetë në suaza të dilemave ndodhja e Grubit në Shqipëri. Por, nëse vërtetë po qëndron Grubi në Shqipëri duke marrë për bazë marrëdhëniet bilaterale mes dyja shteteve Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si do duhej të vepronte kryeministri Rama?

Arratisja e Grubit në Shqipëri, Rama në udhëkryq?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarit për vendndodhjen e Artan Grubit, u përgjigj që nuk ka dëshirë të spekulojë. Edhe zëvendëskryeministri Izet mexhiti tha se vendndodhja e Grubit mund të jetë Shqipëria.

Ekipi i TV21 ishte në Tiranë dhe rrugës u ndal në dy pika karburanti ku pyetëm punonjësit në pompat e benzinës, na thanë se e kishin parë duke përdorur tualetin. Nga ana tjetër, TV21 në një bisedë informale me institucionet në Tiranë mësoi jozyrtarisht se hyrja formale e Grubit në Shqipëri nuk është regjistruar.

Nga disa institucione me të cilat kanë folur televizioni në fjalë në Tiranë, u kanë thanë se nuk është mirë të spekulohet për praninë e Grubit në Shqipëri, sidomos duke pasur parasysh rrezikun e prishjes së marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe koalicionit VLEN.

Por, në fakt flasim për marrëdhënie bilaterale mes dyja shteteve, kështu që nëse Grubi është strehuar në Shqipëri domosdo duhet të kthehet përndryshe ndikon edhe në prishjen e raporteve. Sepse, një politikanë me fletarrest ndërkombëtarë po e strehon në shtetin e tij që është në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara paraprakisht mes dyja shteteve.

Shqipëria nuk është strehimore e të korruptuarve –

Ndaj vendndodhjes së Grubit në Shqipëri nuk kanë qëndruar duarkryq koalicioni shqiptarë në Qeveri, VLEN, me çka i bëjnë apel Grubit të kthehet që mos ta njollos Shqipërinë.

“E rëndësishme është që nëse ka ndarë mendjen të vazhdojë jetën si “kaçak” t’i zgjedh vendet. Assesi nuk duhet të vazhdojë të qëndrojë në Shqipëri, ky shtet për shqiptarët ka vlerë dhe peshë të veçantë, tani nuk duhet të perceptohet si strehimore e të korruptuarve. Artan, veprimtaria yte është edhe më e rëndë se vetëm korrupsioni, ti bëre gabim historik e për këtë do të dënojë edhe historia kudo që ndodhesh nuk të amniston assesi arratia. Artan Grubi përpos që është i korruptuar ai e ka rënduar bagazhin e tij me shërbimin që ia kë bërë Sasho Mijallkov. Artan, ik nga Shqipëria, ky vend nuk është i përshtatshëm për shërbyesit e antishqiptarët më të madh në Maqedoninë e Veriut. Artan strehimi në Shqipëri nuk të bënë shqiptaromadh, është dashtë ta dëshmosh shqiptarinë kur ishte në pushtet, por ti nuk e bëre. Në vend të kësaj zgjedhe t’i shërbesh qarqeve antishqiptare, antievropiane e antiamerikane”, kanë reaguar nga VLEN.

Përkundër thirrjeve të koalicionit VLEN që Grubi të kthehet në vend për tu përballur me drejtësinë, veprim i duhur dhe i mençur në këtë situatë do të ishte që vet Grubi t’i dorëzohet drejtësisë. Sepse, në të kundërtën ai po dëshmon që nuk i beson këtij sistemi të drejtësisë të cilin e ka ndërtuar partia e tij. Pra, se kanë pasur ndikim në gjyqësor e dëshmoi edhe rasti i fundit ku vet Grubi akuzohet për këtë vepër përkundër korrupsionit.

Shqipëria është vend mik e aleat i Maqedonisë së Veriut, madje këto dy vende i bashkonte edhe iniciativa famëkeqe e Ballkanit të Hapur, deri para pak muajsh rrugëtonin bashkërisht për në BE, tani nuk duhet të jetë shkak një i arratisur që të acarohen raportet mes dyja shteteve, që janë edhe më shumë se kaq sepse lidhja është edhe mes popujve. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More