Nesër dhe gjatë fundjavës mot me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të shtunën reshje më të dendura dhe erë e përforcuar

nga D V

Shkup, 3 tetor – DPHM paralajmëron se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nesër dhe gjatë fundjavës do të mbajë mot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Sipas DPHM-së, natën e së shtunës dhe gjatë ditës, reshjet do të jenë më të dendura (mbi 30 l/m2), lokalisht në formë të stuhisë me bubullima dhe erë të përforcuar here- herë me shpejtësi mbi 70 km/h.

Temperaturat e ditës në vend nesër do të sillen nga 15 deri në 29 gradë, të shtunën nga 19 deri në 25 gradë dhe të dielën nga 17 deri në 24 gradë Celsius.

Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe me diell.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More