Nesër në mesditë do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

nga Xh M

Shkup, 1 prill – Policia e Maqedonisë së Veriut nesër do të organizojë komunikacionin në qytetin e Shkupit me regjim të posaçëm për shkak mbajtjes së protestave në mesditë.

“Informojmë qytetarët se nesër (2 prill), me fillim nga ora 12:05, për shkak mbajtjes së protestës, Njësia për siguri në komunikacion do të marrë masa për regjim të posaçëm në komunikacion”, sqaroi Policia, duke kërkuar nga qytetarët të respektojnë urdhrat e dhëna nga punonjësit policor.

Marshi protestues do të fillojë prej Shtëpisë së Punëtorëve (ndërtesa e LSM-së) e deri te objekti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marshi do të lëvizë nëpër rrugën “Mirçe Acev”, “11 Tetori”, “Dimitrija Çupuvski”, bulevardi “Vasil Glavinov” dhe “Ilinden”.

Ndryshe, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) nesër (2 prill) do të protestojë në rrugët e Shkupit. Protesta vjen pasi javën e kaluar Qeveria miratoi informacionin se paga minimale do të rritet për 1800 denarë neto, dhe sipas LSM-së, vendimi është i kundërligjshëm.

Ndryshe, Qeveria vendosi që paga minimale për vitin 2025 të rritet për 2.685 denarë bruto, ose për 1.812 denarë neto. Paraprakisht sindikatat dolën me propozim për përcaktimin e pagës minimale në përputhje me ligjin, por edhe marrjen e vendimit me të cilin do të rritet paga minimale për 6.000 denarë shtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More