Nesër pritet të jetë shumë nxehtë, ekziston rreziku edhe nga rrufetë e fuqishme

nga Redaksia

Shkup, 26 qershor – Nga DPHM njoftojnë se nesër do të mbajë mot shumë i nxehtë. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes lokalisht do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje intensive shiu, erë të fortë, bubullima dhe paraqitje të breshërit.

Në Shkup, nesër pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë paqëndrueshmëri me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar, për një kohë të shkurtër në formë stuhie.

Rekomandim: Në rast paraqitjeje të shkarkesave elektrike (rrufeve), rekomandohet kujdes më i madh, të mos qëndrohet në hapësira të hapura dhe nën drunj të vetmuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More