Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se Izraeli do të shpenzojë 350 miliardë shekelë për zhvillimin e një industrie të pavarur armësh për të zvogëluar varësinë nga vendet e tjera.
“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë furnizime thelbësore ndërsa armatosemi në mënyrë të pavarur”, tha Netanyahu.
“Nuk e di nëse një vend mund të jetë plotësisht i pavarur, por ne do të përpiqemi … të sigurohemi që armët tona të prodhohen sa më shumë të jetë e mundur në Izrael. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një industri të pavarur armësh për shtetin e Izraelit dhe të zvogëlojmë varësinë nga çdo palë, përfshirë aleatët”, shton ai.
Ndërkohë ai akuzoi Hamasin të mërkurën për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, pasi një oficer ushtarak u plagos nga një pajisje shpërthyese në Rafah dhe Izraeli u zotua për hakmarrje.
Zyra e tij tha në një deklaratë se Hamasi duhet ta zbatojë plotësisht marrëveshjen e tetorit, duke vënë në dukje se ajo parashikonte largimin e grupit militant nga pushteti në Gaza, si dhe demilitarizimin dhe deradikalizimin e territorit.