Të paktën 116 emigrantë të vdekur nga anija e fundosur në brigjet e Libisë

nga L. M

116 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën nga mbytja e një anije në Mesdheun qendror, pranë brigjeve të Libisë. Sipas OJF gjermane Sea Watch, duke cituar raportet nga Alarm Phone raportohet se vetëm një person ka mundur të mbijetojë nga tragjedia, shkruan La Stampa, raporton Euronews.

“Në orën 14:00 të 19 dhjetorit, Alarm Phone u informua për një anije që ishte nisur nga Zuwara mbrëmjen e 18 dhjetorit, duke transportuar 117 persona. Alarm Phone deklaron se u përpoq vazhdimisht të kontaktonte anijen nëpërmjet telefonit satelitor, por pa sukses. Ne njoftuam rojen bregdetare dhe OJQ-të përkatëse, pavarësisht se nuk kishim një pozicion GPS. Gjatë gjithë ditës, vazhduam të përpiqeshim të kontaktonim anijen nëpërmjet telefonit satelitor, por përsëri pa sukses. Kur kontaktuam Rojën Bregdetare Italiane, ata konfirmuan marrjen e email-it tonë, por menjëherë e ndërprenë telefonatën pa dhënë informacione ose siguri të mëtejshme “, vazhdon organizata, duke pretenduar se Roja Bregdetare Libiane “na informoi me telefon se nuk kishin shpëtuar ose kapur asnjë anije më 18 ose 19 dhjetor”.

Dy ditë më vonë, në mbrëmjen e 21 dhjetorit, vazhdon OJQ-ja, “morëm informacion se disa peshkatarë tunizianë kishin gjetur një të mbijetuar në një varkë druri. Burri thuhet se tha se ishte larguar nga Zuëara dy ditë më parë dhe ishte i vetmi i mbijetuar”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More