Nga 1 gushti duhet të deklaroni adresën për të marrë certifikatat në e-Kosova

nga D. V.

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit informon se, duke filluar nga sot, datë 1 gusht 2025, për të marr certifikata të gjendjes civile nëpërmjet Platformës eKosova (Certifikatën e lindjes, Ekstraktin e lindjes, Certifikatën e vendbanimit, etj.), është e nevojshme që së pari të deklaroni adresën zyrtare të vendbanimit.

Në njoftimin e bërë nga E-Kosova thuhet se ky proces po realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit nëpërmjet Platformës eKosova është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë. Hapat që duhet ndjekur për të deklaruar adresën zyrtare:

1. Identifikohuni në Platformën eKosova
2. Zgjidhni seksionin “Shërbime”
3. Klikoni mbi “Adresa”
4. Zgjidhni shërbimin “Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit”
5. Plotësoni të gjitha të dhënat e kërkuara dhe klikoni butonin “Ruaj”.

“Pasi aplikimi juaj të jetë aprovuar nga zyrtarët e gjendjes civile, do të mund të shkarkoni sërish dokumentet e nevojshme në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More