Nga 1 nëntori ndërpritet linja ajrore Shkup-Gjenevë

nga D V

Shkup, 11 qershor – Kompania me kosto të ulët “EasyJet” planifikon të ndërpresë operimet ndërmjet Gjenevës dhe Shkupit nga fillimi i sezonit dimëror 2024/25, me çka do të përfundojë shërbimi i vazhdueshëm trevjeçar në kryeqytetin e RMV-së, shkruan “Ex JU Aviation”.

Kompania ajrore, siç thuhet në njoftim, ka planifikuar fluturimin e fundit mes dy qyteteve për datën 1 nëntor dhe shitja e biletave është pezulluar.

“EasyJet” hyri në tregun e RMV-së në nëntor 2021 dhe është i vetmi operator ndërmjet Gjenevës dhe Shkupit. Linja Shkup-Gjenevë në sezonin aktual realizohet dy herë në javë, ndërsa në periudhën e kaluar verore ka pasur katër fluturime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More