Shkup, 11 qershor – “Strategjia e OBRM-PDUKM-së thotë se borxhi publik do të rritet mbi 60% të BPV-së. Është kontradiktore që kjo gjë nuk përmendet askund në programin e tyre Platforma 1198, por me huamarrjen e paralajmëruar prej një miliardë eurosh, borxhi publik do të jetë 66% e vlerës së BPV-së”, tha deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në “24 Analiza”.
Duke komentuar deklaratën e Hristijan Mickoskit për huamarrjen e shtetit prej një miliard eurosh, Bytyqi theksoi se në opinion kemi ndryshim të retorikës, ajo që ishte e rëndësishme deri dje, tashmë po relativizohet sot.
Fillimisht, theksoi ai, duhet të formohet qeveria, të kyçen në institucione, më pas të bëhen negociatat për borxhin në mënyrë institucionale dhe më pas të publikohet gjendja e borxhit.
Ai shtoi se është një negociatë jolegjitime në mënyrë private për borxhin e shtetit.
Bytyqi theksoi se huamarrja në këtë mënyrë dërgon mesazh se qeveria e ardhshme dëshiron të heqë dorë nga 840 milionë euro nga Komisioni Evropian, të dedikuara për Maqedoninë përmes Planit të BE-së për rritje ekonomike.